Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si shef i Misionit të Bashkimit Evropian. Mësohet se Soreca është mandatuar në Shqipëri si përfaqësues i përkohshëm.
Soreca do të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian, duke zëvendësuar kështu ambasadoren Christine Hohmann e cila u largua para mbarimit të mandatit të saj.
Më parë Luigi Soreca erdhi në vendin tonë në vitin 2018 dhe qëndroj si Ambasador i BE deri në 2022 kur i mbaroi mandati.