-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e policit, Balla: Është rëndë! Ndëshkim të ashpër për fajtorin

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas plagosjes së efektivit të policisë mbrëmë në Himarë. Ai shprehet se Redin Çaushaj aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Gjendja paraqitet e rëndë. E ndërsa autori u arrestua sot, Balla kërkon ndëshkim të ashpër.

Prej mbrëmë, pak para mesnate, një nga djemtë e rinj dhe të përkushtuar të Policisë së Komisariatit Himarë, Redin Çaushaj, po lufton për jetën në Reanimacion e Spitalit Vlorë.

Mjekët dhe infermieret e këtij spitali kanë bërë më të mirën dhe gjendja shëndetësore e Redianit, edhe pse vazhdon e rëndë, po shfaq përmirësime dhe paraqitet e stabilizuar në parametrat jetikë për momentin.

U qëllua me thikë në qafë! Kolegët japin gjak dhe luten për policin

Redin Caushaj mban detyrën e inspektorit në Policinë e Shtetit dhe dje edhe pse jashtë orarit të shërbimit është përpjekur të bëjë detyrën duke ndërhyrë për shuarjen e një konflikti mes dy shtetasve, siç jam informuar menjëherë mbrëmë nga Drejtori i Përgjithshëm.

Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, njëri nga shtetasit e ka goditur me armë të ftohtë duke e plagosur rëndë.

Autori i këtij krimi është arrestuar sot në të gdhirë nga forcat tona të Policisë së Shtetit dhe pres nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndërshkim të ashpër për fajtorin.

FOTO/ Familja dhe kolegët i rrinë tek koka! Ky është polici që i ngulën thikën

Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. Do të flas në një moment të dytë sot për këtë çështje.

Redini do të vazhdojë të qëndrojë në Reanimacioin e Spitalit Vlorë, pas konsultimit që patëm me mjekët dhe drejtuesit e Spitalit” shkruan ai.

FOTO/ Merr fund arratia! FNSH i vë hekurat himarjotit që qëlloi policin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit