Një defekt në sistemin elektronik i Bankës së Irlandës, ka shkaktuar mbrëmjen e djeshme incidente pranë ATM-ve në mbarë vendin.
Mijëra klientë u vendosën në radhë nëpër ATM duke u përpjekur të përfitonin nga situata për të marrë para.
Banka njoftoi klientët herët pasditen e djeshme se kishte një problem me aplikacionin e saj online dhe faqen e tyre, pasi u mbyt me ankesa.
Ndërkohë, në mbrëmje, klientët zbuluan se mund të tërhiqnin para nga ATM-të edhe nëse llogaritë e tyre ishin bosh.
Kjo bëri që mijëra vetë të dyndeshin nëpër ATM-, ndërsa agjentët e Gardës u udhëzuan të pastronin radhët e njerëzve.
Në disa raste, defekti me aplikacionin online i lejoi njerëzit që nuk kishin para në llogarinë e tyre të transferonin deri në 1000 € në llogaritë e tyre në Revolut. Më pas ata mund t’i tërhiqnin paratë përmes çdo ATM-je.
Garda e Irlandës tha në një njoftim se çdo cent i tërhequr do të duhet të kthehet pas.
Edhe Banka e Irlandës në një deklaratë të bërë në orët e vona të mbrëmjes së të martës paralajmëroi klientët se çdo para e marrë nga llogaria e tyre do të debitohet.