Zjarret e mëdha që kanë shkatërruar zona të shumta të ishullit Maui të Hawaii-t, duke përfshirë qytetin historik të Lahaina, mund të jenë shkaktuar nga linjat e dëmtuara të energjisë.
Pamjet video dhe të dhënat nga rrjeti elektrik tregojnë se zjarri i parë në ishull mund të jetë shkaktuar nga një pemë që ka rënë në linjat e energjisë.
Një kamera sigurie në Qendrën e Konservimit të Zogjve Maui në rajonin East Maui Upcountry kapi shkëndijën e flakës në pyll afër qendrës rreth orës 23:00.
“Unë mendoj se është një pemë bie në një linjë elektrike. Energjia fiket, gjeneratori ynë futet, kamera ndizet përsëri dhe më pas pylli digjet,” tha Jennifer Pribble, koordinatore e lartë kërkimore në Qendrën e Ruajtjes së Zogjve Maui.
Pikërisht në të njëjtën kohë 10 sensorë në qytetin Makawao, pranë qendrës së ruajtjes, kapën një incident të madh në të dhënat e rrjetit elektrik nga Whisker Labs, një kompani që përdor një rrjet të avancuar sensorësh për të monitoruar rrjetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
“Ky është një konfirmim i fortë, bazuar në të dhënat reale se ndërprerjet e energjisë kanë të ngjarë të jenë burimi i zjarreve të shumta në Maui,” tha Bob Marshall, themeluesi dhe CEO i Whisker Labs, për Washington Post.
Zjarri në Hawaii shkaktoi reagime në rrjetet sociale ku thuhej se ishte një zjarrvënie e qëllimshme. Shumë fotografi që ekzistonin edhe para zjarrit u përdorën si pamje autentike u manipuluan për të bërë të duket sikur forca të çuditshme ishin të lidhura me fatkeqësinë.
View this post on Instagram