-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rrezik për krime”, Gjykata Speciale i refuzon kërkesën Krasniqit për liri dy javore

Kryesoret

Disa javë më parë, avokatët e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kanë kërkuar që ai të lirohet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, nën mbikëqyrje për të kaluar kohë me familjen e tij në Kosovë.

Kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues në Hagë me arsyetimin se duke marrë parasysh se avokatëve të Krasniqit tashmë i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve, duhet të shmanget rreziku “i kryerjes së krimeve të mëtejshme”.

Në deklaratën e tyre për mediat trupi gjykues pretendon se ka konstatuar se vazhdon ende rreziku që Krasniqi të kryejë krime “kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së”.

Përmes një kërkese, Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kishte thënë se klienti i saj është në paraburgim prej 2 vitesh e 8 muajsh dhe se kjo konsiderohet si një periudhë mjaft e gjatë dhe se Krasniqi nuk paraqet rrezik për t’u arratisur e as për të penguar në procedurat gjyqësore.

Gjykimi ndaj Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka filluar më 3 prill 2023.

Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit