-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i një grupi kriminal? Arrestohet shefi i inteligjencës në Sllovaki

Kryesoret

Kreun e shërbimit të inteligjencës sllovake dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë janë akuzuar për formimin e një grupi kriminal dhe komplot duke shpërdoruar pozicionin e tyre, vetëm disa javë para zgjedhjeve të parakohshme.

Vendi, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qeveriset nga një kabinet i përkohshëm pasi koalicioni i mëparshëm qeverisës humbi besimin e parlamentit në dhjetor të vitit të kaluar.

“Hetuesi ka ngritur aktakuzë për veprën penale të krijimit, formimit dhe mbështetjes së grupit kriminal, veprës penale të shpërdorimit të autoritetit publik dhe veprës penale të pengimit të drejtësisë,” tha drejtori policisë, Stefan Hamran.

Policia i identifikoi të pandehurit vetëm me emra, por Hamran konfirmoi se kreu aktual i Shërbimit Informativ sllovak, Roman Alaç, paraardhësi i tij, Vladimir Pçolinski dhe drejtori i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, Roman Konecny, janë në mesin e të pandehurve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit