-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos lëvizni”! Si u kap brenda lokalit në Tiranë polaku që donte të vriste dy persona?

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme policia në Tiranë ka arrestuar një të ri polak, të cilësuar si njeri i rrezikshëm për shkak se ishte në kërkim në vendin e tij për tentativë për vrasje të dyfishtë, si dhe i dënuar me burgim, për një sërë veprash të tjera penale. 28-vjeçari nga Polonia që do të ekstradohet, sipas policisë u arrestua në një lokal në Tiranë. Ai është Dominik Orloëski.

Prokurori i Rrethit Gdansk, Poloni, i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për tentativë vrasjeje, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Më datë 10.03.2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Si pasojë, njëri prej shtetasve është plagosur rëndë.

-Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin Dominik Orloëski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim” njofton policia.

Tentativë për vrasje, arrestohet në Tiranë polaku i kërkuar ndërkombëtarisht

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit