-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rudy Giuliani drejtuar Trump-it: Më paguaj faturat ligjore

Kryesoret

I shoqëruar nga avokati i tij, Rudy Giuliani bëri një udhëtim në Mar-a-Lago muajin e kaluar për t’i bërë një thirrje personale ish-presidentit të SHBA Donald Trump për të marrë përsipër koston financiare të faturave të tij ligjore.

Giuliani ka shkuar personalisht, së bashku me avokatin e tij, Robert Costello, duke besuar se ai mund t’i shpjegonte drejtpërdrejt Trump-it arsyet pse ai duhet ta ndihmonte atë financiarisht.

Giuliani dhe Costello bënë udhëtimin në Florida në fund të prillit, ku zhvilluan dy takime me Trump, duke u përpjekur ta bindin atë se pagesa e faturave të Giuliani do të ishte një veprim që do të funksiononte në favor të ish-presidentit.

Donald Trump, siç raportohet nga CNN, nuk dukej i interesuar. Konkretisht, ai ra dakord të ndihmonte me disa nga rastet Giuliani-n pa u angazhuar për ndonjë shumë ose kornizë kohore specifike.

Udhëtimi i Giuliani në Mar-a-Lago nënvizon shkallën e vështirësive financiare me të cilat ai është përballur për muaj të tërë, ndërsa “aventurat” e tij ligjore vazhdojnë të grumbullohen.

Por ajo që ka habitur më shumë ata në rrethin e ngushtë të Donald Trump është ngurrimi i ish-presidentit për të paguar faturat e Giuliani-t, duke qenë se ish-kryebashkiaku mund të jetë nën presion për të bashkëpunuar me prokurorët që kanë ngritur akuza ndaj tij. /CNN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit