Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.
Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.
Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019 ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shendetesise.
Në 2015-n nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në 2017-n u zgjerua me Fierin dhe në 2019-n me Tiranën. Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot- Morinë dhe në 2018 u dha me koncesion rruga e Arbrit.
U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos përmes buxhetit. Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.
Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme… (Lexo ketu shkrimin e plote).