-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dajak, plagosje dhe pengmarrje! Çfarë ndodhi mbrëmë brenda pak orëve?

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në dy qytete të vendit u shënuan tre ngjarje të rënda brenda pak orëve.

Në lagjen “11 janari” në Kuçovë një 37-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, prej gati dy orësh mbajti peng nënën dhe motrën e tij në banesë duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.

Policia ka arritur që ta arrestojë 37-vjeçarin Gjergji Salla, pas denoncimit që ka marrë nga banorët e zonës.

Disa orë më pas po në këtë qytet, një 41-vjeçar me inicialet E.B. ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në Tiranë një 16-vjeçar u dhunua me sende të forta. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në lagjen “Ali Demi” pas një konflikti të çastit që nisi me sharje, ofendime e grushte duke përfunduar me sende të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit