-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e “Sterilizimit”! Gjykata lë në burg ish-zv/ministrin dhe koncesionarin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tetë personat e akuzuar për dosjen e koncesionit të “Sterilizimit”. Ish-zv/ ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë lënë në burg pa afat, dy në arrest shtëpie dhe katër zyrtarë në detyrim paraqitje.

Masat e sigurisë;
-Klodjan Rjepaj-arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj-arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu-arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana-arrest shtëpie për  falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
-Arben Gjata-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe  “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.

SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Në 2020-ën çështja u regjistrua për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.

Hetimet kishin në fokus marrëveshjen mes ministrisë me kompaninë që fitoi koncesionin me vlerë 100 mln dollarë.

Ish-zv/ ministri i arrestuar del duke qeshur në gjykatë (FOTO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit