-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dërgoi letra me helm Donald Trump, 21 vite burg për gruan kanadeze

Kryesoret

Një grua kanadeze është dënuar me 21 vite burg në SHBA për dërgimin e letrave të mbushura me helm ricin, duke përfshirë edhe Donald Trumpin kur ai ishte president.

Zarfi vdekjeprurës drejtuar Trump u kap në shtator 2020 përpara dorëzimit në Shtëpinë e Bardhë.

Pascale Ferrier i tha gjykatës se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se “nuk mund ta ndalonte Trumpin”. Në një fjalim të gjatë në gjykatë, ajo tha gjithashtu se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste.

“Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia,” shtoi Ferrier.

“Kam gjetur një emër të ri për ty: “Kllouni i shëmtuar tiran,” shkruante ajo në letër, sipas dokumenteve të akuzës së FBI-së.

Ajo do të deportohet nga SHBA pas vuajtjes së dënimit dhe do të përballet me mbikëqyrjen e përjetshme nëse kthehet.

56-vjeçarja Ferrier, ra dakord për dënimin në janar pasi u deklarua fajtore për akuzat për armë biologjike.

Ferrier pranoi gjithashtu dërgimin e letrave të ngjashme të helmuara te tetë zyrtarë të zbatimit të ligjit në Teksas.

Në vitin 2014, një burrë nga Misisipi u dënua me 25 vjet burg pasi i dërgoi letra me ricin Presidentit Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit