-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investime ruse në kufi me Shqipërinë? Ja për cilin shtet bëhet fjalë

Kryesoret

Banka Qendrore për investimet e huaja në Podgoricë njoftoi se shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në Mal të Zi për periudhën janar-maj të këtij viti.

Analistët thonë se investimet dhe kapitali rus është një dukuri e hershme në Malin e Zi, e cila vazhdon edhe sot.

Kjo konfirmon se pavarësisht nga marrëdhëniet e dëmtuara diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, qytetarët rusë ende shkojnë në masë të madhe në Mal të Zi për të investuar.

Banka Qendrore për investimet e huaja në Malin e Zi, bëri të ditur se shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në vend, për periudhën janar-maj të këtij viti.

Të dhënat e fundit të këtij institucioni tregojnë se gjatë kësaj periudhe ata kanë investuar afro 53 milionë euro, më së shumti për blerjen e pasurive të patundshme, rreth 30 milionë euro.

Mali i Zi ka patur lidhje historike dhe tepër të ngushta me Rusinë dhe Serbinë deri kur u bashkua me NATO-n në vitin 2017. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit