-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet kontenieri me banane dhe kokainë në portin e madh, vinte nga Ekuadori

Kryesoret

Një ngarkesë e madhe kokainë në mesin e frutave ekzotike është kapur këtë të premte nga policia greke, në bashkëpunim me partnerët në portin e Pireut.

Droga e një cilësie të lartë u gjet e fshehur në një kontenier me banane që vinte nga Ekuadori dhe që më pas do të shpërndahej në tregun grek dhe atë europian.

Pas verifikimeve rezultoi se në ngarkesën me banane kishte 64 kg kokainë, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Autoritetet greke vijojnë hetimet dhe po punojnë për gjetjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit