Kryeministri Rama do të marri pjesë në datat 28-29 gusht në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bled të Sllovenisë.
Konferenca ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bled është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore që do të zhvillohet çdo vit në fund të verës në Bled, Slloveni.
Më 28 gusht pritet të nis paneli i liderëve, për t’i hapur rrugë diskutimeve me tematika të ndryshme, duke adresuar sfidat aktuale, por edhe të së ardhmes.