Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët deklaroi se koncesionet në shëndetësi janë një vjedhje që shkon deri në 1 miliard euro.
Me koncesionin e sterilizimit, ai tha se u morën 76 milionë euro. Në krye të kësaj afere, më tej, Berisha theksoi se qëndron Ilir Beqja dhe Edi Rama.
“Ilir Beqaj ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në garën false të koncesionit të emigrantit me një kompani që kishte të punësuar veten dhe një tjetër.
Ilir Beqaj ka firmosur kontratën, në të cilën në shkelje flagrante të ligjit, janë lënë të hapur jo vetëm dritaret, por edhe dyert për të vjedhur dhe vjedhur sa më shumë.
Ilir Beqaj, i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut, aparaturën më moderne të sterilizimit dhe të gjithë logjistikën e saj.
Ilir Beqaj i dhuroi ndërmarrjes së tij aparaturën, lokacionin dhe qindra-mijëra sete kirurgjikale, të lara në flori, e bën pronar të tyre dhe tani u thotë shqiptarëve më paguani mua pesëfishin e kostos për një operacion” tha ai.