-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një i vdekur! Burrin e hedhin nga shkallët, turistja bie keq në Vjosë

Kryesoret

Arrestohet një 38-vjeçar në Gjirokastër me akuzën se dëmtoi rëndë një 55-vjeçar, pasi e goditi me grusht dhe e shtyu nga shkallët e një lokali. Autori është L. M. 38 vjeç, banues në fshatin Suhë.

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, 38-vjeçari ka goditur me grusht dhe ka shtyrë nga shkallët e një lokali, në lagjen “18-shtatori”, G. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Mëngjesin e sotëm, në malin e Çajupit është gjetur trupi i pajetë i K. M. 73 vjeç (barí), banues në Delvinë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 73-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Gjithashtu pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e fshatit Petran”, teksa po hidhej për t’u larë në lumin Vjosa, është dëmtuar aksidentalisht, turistja franceze N. S., 37 vjeçe, e cila vijon të marrë asistencë mjekësore, në Spitalin e Traumës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit