Tërmet në Napoli. Një lëkundje sizmike tronditi Campi Flegrei në gjirin e Pozzuolit. Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë regjistroi shtatë lëkundje, prej të cilave njëra ishte me magnitudë 3.3, të regjistruara gjatë natës deri në mëngjes në një thellësi prej 2 kilometrash. Frikë dhe panik. Shumë qytetarë u zgjuan me shpejtësi dhe dolën në rrugë.
TgCOM shkruan se goditja e parë është regjistruar në orën 1:58 me një goditje me magnitudë 2.0. Në orën 2:01 e dyta, me magnitudë 2.5; në orën 4:11 një tjetër, me magnitudë 2.0; në orën 6:10 e katërta, me magnitudë 2.5; në 6:18 e pesta, me magnitudë 3.3 dhe, përsëri, në 6:22 një me magnitudë 2.8 ballë. Tërmeti nuk shkaktoi dëme.