Një 30-vjeçar me inicialet Xh. J., në Ersekë është arrestuar në flagrancë pasi duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues 66-vjeçarin me inicialet N. L. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 66-vjeçari, dhe një pasagjer që udhëtonte në automjetin e tij.
Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 30-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Nga ana tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 58-vjeçar me inicialet P. Xh., banues në fshatin Podë të Kolonjës, pasi në fshat, me vetëgjyqësi, ka shkatërruar një mur në pronësi të një personi tjetër.
Gjithashtu po në gjendje të lirë u procedua 53-vjeçari me inicialet A. H., banues në fshatin Klocë të Maliqit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.