-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Arratisja” e turistëve mori “dhenë”! Pronarja e restorantit flet për “5Pyetjet.al”

Kryesoret

Prej katër ditësh një nga lajmet kryesore në Shqipëri dhe më pas në Itali ka qenë “arratisja” e katër turistëve pa paguar nga një restorant në Berat.

Videoja që doli nga kamerat e sigurisë së restorantit mori “dhenë” duke u përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat. E gjithë ngjarja u zhvillua teksa kryeministrja italiane, Meloni ndodhej në Vlorë me pushime.

Duke parë xhiron në rrjetet sociale, Edi Rama i tregon homologes së tij për “bëmën” e patritorëve të saj. Meloni urdhëron ambasadorin italian në Tiranë të shkojë në Berat dhe të paguajë faturën, rreth 80 Euro.

Kryeministrja sqaroi se lekët u paguan nga xhepi i saj duke i dhënë fund debatit në Itali nëse paratë dolën nga buxheti i taksapaguesve.

E gjitha shërbeu si një reklamë mjaft e mirë për restorantin. “Pastë dorën e mbar hajduti” ose t’i përdorini ato lekë për një gjë të mirë” tha pronari në momentin e parë sapo doli video në media.

“5Pyetjet.al” kontaktoi përmes numrit të kontaktit të vendosur në faqen e Facebook-ut ku reklamojnë biznesin me pronaren e restorantit që shërben edhe si hotel për ta pyetur se çfarë mendon tani që kjo çështje vajti lart, deri tek dy kryeministrat duke u bërë ndërkombëtare?

Nuk kemi asgjë për të thënë tjetër përveç asaj që kemi thënë” tha fillimisht ajo. Më pas shtoi se “sot erdhën edhe këta të bashkisë”. Por përse? “Nuk e di” tha më tej zonja.

Por a është penduar që e publikoi videon me rastin? “Kjo nuk ka të bëjë me pendesën, ne e kemi nxjerrë në një moment të caktuar. Kaq kam për të thënë…faleminderit” deklaroi shkurt pronarja për “5Pyetjet.al” duke mos pranuar të vazhdojë më tej bisedën.

 

@5pyetjet.al Shiko majtas djathtas dhe vrap! Si ikën turistët pa paguar në Berat #berat #turiste #fatura #meloni #italy #albania ♬ original sound – 5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit