-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fabrika ruse përdor të miturit për montimin e dronëve “vetëvrasës”

Kryesoret

Një shkollë poliklinike në Tatarstan të Rusisë, rajon që gjendet rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, po përdor objektet prodhuese që janë pjesë e një zone të posaçme ekonomike, për të montuar dronët sulmues iranianë. Kjo shkollë, gjithnjë e më shumë po përdor si punëtorë studentët e mitur, shumica e të cilëve po punojnë në kushte të rënda.

Zbulimet lidhur me atë se çfarë po ndodh në Universitetin Politeknik Alabuga ngrenë implikime shqetësuese se sa larg po shkojnë autoritetet ruse në mënyrë që të forcojnë përpjekjet e luftës dhe si armatimi i avancuar iranian – që gjithnjë e më shumë po përdoret për të bombarduar qytetet ukrainase dhe vetëm së fundmi ka nisur që të prodhohet brenda Rusisë – mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rritjen e viktimave në mesin e civilëve.

Përdorimi i studentëve të mitur si punëtorë në fabrikën e dronëve dhe detajet për ndërtesat e prodhimit fillimisht u raportuan nga dy media të pavarura ruse, Protokol dhe Razvorot, që kanë publikuar një seri hulumtimesh gjatë muajit korrik.

Që atëherë, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me studentët që kanë përshkruar kushtet e rënda të punës. REL ka intervistuar edhe dhjetëra prindër, fëmijët e të cilëve ndjekin mësimet në Universitetin Politeknik të Alabugës – disa prej të cilëve edhe 15 vjeç – të cilët thanë se ata dhe fëmijët e tyre u detyruan që të punonin me orar të gjatë, shpesh pa pauzë apo ushqim dhe nën kushte të rrezikshme, që seriozisht kanë ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit