-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova mes trazirave globale, sa rrezikon?

Kryesoret

Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që t’i mirëmbante partneritetet dhe t’i forconte lidhjet me rëndësi strategjike, sidomos me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s, thotë eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni.

“Siç u pa në rastin e Izraelit, partneritetet dhe koalicionet janë jetike për mbrojtjen e vendit”, thotë studiuesi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me bazë në Uashington.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Shtuni i referohet kështu përgjigjes që i dha Izraeli bashkë me aleatët e tij sulmit të Iranit me raketa dhe dronë, natën mes 13 dhe 14 prillit.

Shtuni thotë se ky konfrontimi “i paprecedentë” e bëri situatën në Lindje të Mesme edhe “më të paparashikueshme” dhe nuk e përjashton mundësinë që ajo, në një mënyrë ose tjetër, të ketë implikime edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Rajoni është duke kaluar një situatë të trazuar. Ka polarizim politik shoqëror. Ka pasur edhe sulme të drejtpërdrejta, që kanë përfshirë armatime të nivelit ushtarak”, thotë Shtuni, duke përmendur rastin e Banjskës.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, shtatorin e kaluar, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Kosova fajësoi aparatin shtetëror të Serbisë për këtë sulm. Edhe SHBA-ja tha se po i heton lidhjet e shtetit serb me të…(Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit