-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja mes Kosovës dhe Brukselit për sanksionet

Kryesoret

Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas propozimit të Bashkimit Evropian(BE), por thekson se Aneksi për zbatimin e saj duhet të zbatohet “në mënyrë të sekuencuar dhe të balancuar”.

Kështu e komenton Qeveria e Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, qëndrimin e BE-së se, për heqjen e masave ndëshkuese – krahas hapave të mëtejshëm drejt shtensionimit të situatës në veri – është “me rëndësi thelbësore” zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe Aneksit të zbatimit të tij.

“Kjo përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe [në Kosovë]”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve sipas propozimit të BE-së, është arritur në fund të shkurtit, ndërsa për Aneksin e zbatimit të saj, palët u dakorduan në mars. Kjo marrëveshje parasheh zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, marrëveshja ra në plan të dytë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, në fund të majit…lexo ketu shkrimin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit