-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“The Times”: Vuçiç, Al Capone i Ballkanit, apo shpresa e vetme për pakt me Kosovën?

Kryesoret

The Times” është mediat e radhës që fshikullon presidentin serb Aleksandër Vuçiç me një titull të fortë. Në Serbi, disa nga opinionet më të ashpra për Aleksandar Vuçiçin, presidentin e vendit, vijnë nga ata që e kanë njohur më gjatë.

Ai është Al Capone që takon Vito Corleone”, tha Serdan Milivojeviç, një deputet i Partisë Demokratike të opozitës, i cili e njeh Vuçiçin për 30 vjet.

Vuçiç nuk është patriot, as nacionalist dhe as demokrat, ai është i interesuar vetëm për pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar”.

Megjithatë, ndërsa Vuçiç akuzohet nga kritikët për vrasjen e demokracisë serbe dhe bashkëpunimin me kriminelët, ai shihet gjithashtu shpesh nga të njëjtët skeptikë si e vetmja shpresë për stabilitet në Ballkan.

Diplomatët amerikanë dhe europianë, të cilët e shohin atë si figurën e vetme që mund t’i bindë serbët të bashkëjetojnë me ish-krahinën e Kosovës, e duruan atë duke fyer Perëndimin, duke nxitur shovinizmin serb dhe duke u rehatuar me Presidentin Putin” shkruan gazeta.

Vuçiç gjithmonë ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës, duke këmbëngulur se ajo mbetet zemra e Serbisë dhe ka premtuar se do të mbrojë serbët etnikë që jetojnë atje.

Tensionet e zhurmshme shpërthyen këtë vit pas zgjedhjeve komunale në Kosovë, disa prej të cilave u bojkotuan nga serbët etnikë. Kur Kosova vendosi kryebashkiakë shqiptarë etnikë, shpërthyen telashet dhe paqeruajtësit e OKB-së u vendosën [në atë zonë].

Protestat kanë rezultuar sfida më e madhe për Vuçiçin, i cili filloi politikën në vitet 1990 si ministër nën Slobodan Millosheviçin, lideri serb i gjykuar më vonë për krime lufte pas luftërave ballkanike që shpërbënë Jugosllavinë. Millosheviç vdiq në qelinë e tij në vitin 2006 ndërsa ishte në gjyq në Hagë. Vuçiç nuk iu përgjigj kërkesës së “The Times” për intervistë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit