Një shofer 76-vjeçar, ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me njerëz në qendrën historike të Caltagirone-s në Itali duke kështu plagosur 6 persona.
Të plagosurit u dërguan në spitalin “Gravina” dhe fatmirësisht 5 prej tyre dolën pas kontrolleve mjekësore, ndërsa i plagosuri i gjashtë, një 56-vjeçar do të mbetet ende nën vëzhgim nga mjekët.
Drejtuesi i mjetit u denoncua dhe ndaj tij do të merren masa, ndërkohë që vijojnë të hetohen rrethanat e ngjarjes.