Mesditën e sotme një qytetar me inicialet S. J., është plagosur me thikë dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës.
Bëhet me dije se i plagosuri për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur afër postës kryesore në Mitrovicë ndërsa shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë një mosmarrëveshje të çastit në mes të disa personave.
Momentalisht nuk ka informacion në lidhje me identitetin apo kapjen e mundshme të autorit/ëve.