Policia e Dibrës ka identifikuar dhe proceduar penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Çidhën.
Mësohet se 68-vjeçari me inicialet H.K. kishte ndezur një zjarr në tokën e tij për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.