Në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore dhe rritjes së kostos së punës, bizneset po eksplorojnë një rritje të përdorimit të teknologjisë dhe proceseve të automatizuara.
Në historinë postkomuniste, krahu i lirë i punës ka qenë një nga avantazhet e pakta konkurruese të ekonomisë shqiptare. Ndërmarrjet prodhuese dhe eksportuese u mbështetën për dekada me radhë në këtë avantazh në ngritjen dhe rritjen e bizneseve të tyre.
Kambanat se një ditë, ky avantazh do të shuhej gradualisht, tingëllonin të largëta, madje edhe në fillimet e dekadës së fundit, kur nisi një valë e re e emigracionit të të rinjve, përfshirë edhe ata të arsimuar.
Por, në vitet e fundit, me daljen nga pandemia dhe me valën e fortë të inflacionit të importuar, bizneset u “zgjuan” dhe kuptuan se kanë një problem të madh: forca e punës po bëhet gjithnjë e më e pamjaftueshme dhe e kushtueshme.
Megjithëse jemi ende larg hyrjes në Bashkimin Europian, konkurrenca në tregun e punës nga vendet ekonomikisht më të zhvilluara tashmë është një realitet i prekshëm, sidomos për profesione të veçanta.
Ky fenomen po prek kategori të punës së specializuar dhe më pak të specializuar, duke filluar nga mjekësia, teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit e deri te bujqësia.
Produktiviteti i punës është i ulët
Rritja e kostos së punës është një problem serioz për një ekonomi si ajo e Shqipërisë, që historikisht ka pasur produktivitet të ulët të punës.
Produktiviteti i punës është një tregues i rëndësishëm, i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike, konkurrencën dhe standardet e jetesës brenda një ekonomie./Monitor
Artikulli i plotë këtu.