4 ditë pasi pësoi vdekje klinike ka humbur jetën në spitalin e Traumës 16-vjeçari me inicialet K. Xh.
Viktima u plagos pas përplasjes së dy Jet Skive të cilët njëra drejtohej nga 16-vjeçari dhe mjeti tjetër nga shokët e tij.
I riu së bashku me pasagjerin e Jet Skisë që drejtonte ngelën të plagosur ndërsa shokët e tjerë janë në gjendje të mirë.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në plazhin e Llamanit. Pas ngjarjes i riu u transportua me helikopter nga gjendja e tij e rëndë ndërsa sot dha frymën e fundit.