Të paktën 30,000 familje janë urdhëruar të evakuohen në provincën British Columbia të Kanadasë, ku numërohen aktive rreth 400 vatra zjarri.
Zyrtarët kanë kufizuar udhëtimet në Keloëna, një qytet bregdetar me 132,000 banorë i cili është pushtuar nga tymi, si edhe në disa qytete të tjera.
Kanadaja po kalon sezonin e saj më të keq të zjarreve, me të paktën 1000 zjarre që digjen në të gjithë vendin, sipas Qendrës Kanadeze të Zjarrit Ndërinstitucional të Pyjeve, referuar BBC.
Edhe pse nuk është raportuar asnjë vdekje në zjarret e fundit, të paktën katër zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë këtij sezoni rekord.