-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Auron Tare: Mish mash shqiptar me turistët! Na rrofshin numrat

Kryesoret

Qe te jem i sakte dhe korrekt. Kjo pamje mund te ishte edhe ne shume qyetete turistike te Mesdheut.  Nuk qendron problemi se dy te huaj ecin me breke ne rruget e qytetit. Apo se 4 “italiane” ikin pa paguar. Apo se disa te tjere vjedhin filxhana kafesh ne baret e bulevardit apo se pas 12 ne plazhet e Sarandes te mbyt era e hashashit.

Problemi eshte se ka nje tendence dhe propagande te madhe per ta paraqitur kete vend si parajse turistike dhe me keq akoma shume te lire. Kjo propagande qe behet prej disa vitesh nga nje numer institucionesh dhe sektoresh ka terhequr nje mase te madhe turistesh Low Cost. Si rrjedhim  ka nje perballje me nje mase te madhe te huajsh qe vine verdalle per te gjetur kete “toke te Premtuar” me cmime te uleta.

Nga ana tjeter kemi nje mase te madhe qytetaresh te cilet pa pritmas brenda nje dite  u shndruan ne Hoteliere, maxhordome, Guida turistike, shofere te klasit te larte, udherrefyes, agjente portuale etj te cilet me nje sherbim te ulet dhe jo per faj te tyre, krijojne amulli ne masen e madhe qe vjen per te udhetuar ne kete vije bregdetare.

Ne kontrast jane bujtinat agroturistike te cilat bujtesin e kane te nje cilesie te mire dhe mjaft te interesuar per ate lloj produkti i cili ka mundur te krijoje nje lloj profili autentik vendas.

Te berit turizem pa asnje ide se ku po shkon ky vend, pa asnje plan, te lenit te lire te industrise ne duar te lloj lloj njerzish pa asnje kualifikim trajnim apo pergjegjesi, sjell nje mish mash tipik shqiptar ku nje turme e madhe te huajsh me shume pak lek ne kontot bankare vjen ne nje vend i cili i shikon ata si numra per tu rrjepur dhe jo per te krijuar nje marke turistike Made in Albania.

Ky kontrast i madh do te luaje nje rol ne te ardhme e aferme ku vija jone bregdetare do te shndrohet ne nje lloj vendi pa asnje identitet, nje mish mash ndertimesh betoni pa asnje vlere shpirterore dhe edukative ku do te pihet alkol i lire dhe hashash pa asnje pengese.

Terheqja e kesaj mase Low Cost po i heq vendit autenticitetin, garancine e nje vendi ku mund te udhetosh per te mesuar provuar dhe pare nje kulture vendase. Jemi deshmitare se ne pak vjet ne qytetet tona  kjo pamje nuk i ben me njeriut pershtypje dhe kultura lokale po peson nje ndryshim te madh per hir te nje fitimi te shpejte dhe pa kokecarje.

Prandaj vende te cilat e kane kaluar kete faze jane munduar te ndalojne shperthime te tilla ku presioni i numrave demton  pejsazhet historike, vendet shpirterore,  vijen bregdeate dhe kulturen lokale.

Fatkeqesisht edhe pse te fundit ne lojen e turizmit nuk mundem dot te mesojme nga gabimet e te tjereve dhe ende vazhdojme te mburremi se jemi vendi me rritjen me te madhe te turizmit.

Nderkohe askush nuk thote se jemi vendi me shperfytyrimin me te shpejte ne Europe te vijes bregdetare duke shkaterruar arkitekturen lokale, pekjsazhet, plazhet dhe kulturen tone.  Na rrofshin numrat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit