-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata “s’e ha” presionin e Greqisë! Lë në burg Fredi Belerin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Fredi Belerin duke rrëzuar për herë të gjashtë kërkesën për ta liruar nga qelia.

Avokati Edmond Hoxha kërkoi një masë më të lehtë sigurie në mënyrë që Beleri të shkonte dhe të betohej për të marrë detyrën si kryetar bashkie i Himarës.

Por gjykata ka argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet për një masë të re duke e lënë në qeli. “Vendimi i arrestimit dhe mbajtja në burg është politike.

“Merr zemër” nga Greqia! Del fotoja e fundit e Belerit nga kafazi!

Kërkojmë pavlefshmëri të këtyre akteve” tha avokati i Belerit. “Nuk ka pasur dhe nuk ka biseda të Fredi Belerit që kërkon vota kundrejt pagesës” tha më tej mbrojtësi ligjor.

Por çfarë tha Beleri në gjyq? “Fredi Beleri kërkoi të drejtën e tij, të lirohet dhe të shkojë të marrë detyrën e tij, që e ka votuar populli. Nga gjykata u shkrujt bukur arsyetimi, “rrëzohet se nuk ekzistojnë kushtet” tha ai.

Fredi Beleri akuzohet për blerje votash në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Greqia fqinje ka kërcënuar Shqipërinë se do të bllokojë çdo financim të BE dhe kursin europian të vendit nëse nuk lejohet që të betohet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Vjen lëvizja e fundit e Belerit nga qelia! Greqia kërcënon ashpër Shqipërinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit