Një 32-vjeçar, autor i dyshuar për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa për vjedhje në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit është arrestuar. Ai është Oliv Tusha.
Në kuadër të operacionit të koduar “Çelësi” sekuestrohen disa çelësa dhe mjete të tjera që i kishin shërbyer 32-vjeçarit për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.