-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Momente tmerri në spital, pacienti kërcënon me benzinë mjekët: Do t’iu djeg

Kryesoret

Momente tmerri mbizotëruan ditën e sotme në spitalin e Korinthit ku një i ri kërcënoi pacientët dhe mjekët me një bidon me benzinë.

Sipas mediave greke 25-vjeçari ishte ekzaminuar më herët nga mjekët dhe më pas është rikthyer në urgjencën e Spitalit të Përgjithshëm dhe ka nisur të kërcënojë mjekët se do të ndezë zjarrin dhe do t’i djegë.

Mjekët, infermierët dhe pacientët u përpoqën të bindin të riun që të linte bidonin, por ai vazhdoi të kërcënonte.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ai është larguar me vrap. Menjëherë u nis një ndjekje. Pas ndjekjes policia ka arritur t’a arrestojë.

Kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Korinthit, Chrysovalantis Mellos u shpreh se ngjarja bëri bujë dhe përhapi shumë panik pasi në urgjencë kishte shumë njerëz.

Au më tej shtoi se pa ndihmën e pacientëve të tjerë, të cilët kanë marrë edhe kërcënime, situata nuk mund të shpëtohej.

Mellos shtoi se shkak i incidentit është edhe mungesa së personelit dhe turneve rraskapitëse. Sipas tij në urgjencë ka pritje të gjata, duke bërë që shumë pacientë të humbasin durimin dhe të shkaktojnë tensione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit