-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjaken rrugët e vendit, aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, dy të plagosur

Kryesoret

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në Librazhd. Raportohet se dy automjete janë përplasur në Dragostujë në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

“DVP Elbasan/Informacione paraprake:

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Dragostunjë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

-Rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve.”, njofton Policia e Elbasanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit