-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kërcënimet kundër Maqedonisë dhe Malit të Zi janë të rrezikshme

Kryesoret

Klima në rajonin e Ballkanit nuk është aspak e qetë. Kryeministri Edi Rama në një reagim në “Twitter” i ka cilësuar të papranueshme dhe të rrezikshme deklaratat e Beogradit kundër Shkupit dhe Podgoricës. Ai tha se integriteti territorial i këtyre vendeve mbrohet nga NATO.

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

 

Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme” shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pas deklaratave të Presidentit malazez Jakov Milatoviç që iu përgjigj disa zyrtarëve të Beogradit lidhur me përfaqësimin e serbëve në qeverinë e re të Malit të Zi si dhe deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Milosh Vuçeviç, i cili ditë më parë në një televizion në Beograd, kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Keni bërë një gabim që t’u bjerë kokës, ashtu siç u godit Ukraina. Ju keni hapur kutinë e Pandorës”, tha Milosh Vuçeviç. Ai tha se “ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke shtuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit