Policia pasditen e sotme ka bërë të mundur shpëtimin e një 45-vjeçare e cila kishte mbetur në malin e Milesë te manastiri i Shën Marisë.
Mësohet se ajo kishte pësuar lodhje dhe probleme shëndetësore për shkak të temperaturave dhe territ të thyer gjatë rrugës për në manastir.
Shërbimet e Policisë i kanë ardhur në ndihmë 45-vjeçare me banim në Athinë duke e zbritur nga mali dhe duke e dërguar te ambulanca.
Pas zbritjes nga mali gruaja ka marrë ndihmën mjekësore.