-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpia e Hitlerit do të kthehet në komisariat

Kryesoret

Shndërrimi i shtëpisë ku lindi Adolf Hitleri në një stacion policie pritet të nisë në tetor njoftoi sot qeveria austriake.

“Puna është planifikuar të fillojë më 2 tetor,” i tha AFP një zëdhënës i ministrisë së brendshme austriake.

Në një deklaratë të fundit për shtyp u njoftua se shtëpia ku lindi Adolf Hitleri më 20 prill 1889 – në qytetin Braunau, afër kufirit austriak me Gjermaninë – do të strehojë një stacion policie dhe një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Qeveria austriake vendosi të mos e kthejë atë në një muze, nga frika se mund të bëhet një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

U përjashtua edhe skenari i prishjes, për të mos parë si tentativë për të fshirë të kaluarën e errët.

Qeveria austriake luftoi një betejë ligjore për të siguruar pronësinë e pronës rreth 800 m2, e cila u shndërrua nëstacioni policor pritet të përfundojë në vitin 2026. Kostoja e punës tani llogaritet në 20 milionë euro, krahasuar me pesë që ishte vlerësuar fillimisht.

Ginder Schweiger, regjisor i një dokumentari për vendlindjen e Adolf Hitlerit, u ka bërë thirrje autoriteteve të braktisin planet për ta kthyer shtëpinë në një stacion policie.

Do të ishte “përmbushja e dëshirës së vetë Hitlerit” për përdorim administrativ të vendit, siç shprehet në një artikull të gazetës lokale në maj 1939, tha Schweiger sot në një konferencë shtypi në Vjenë.

Faqet e errëta të historisë e përhumbën Austrinë për dekada, e cila u aneksua nga Gjermania në 1938.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vendi u prezantua si “viktima e parë e nazizmit” dhe shumica e opinionit publik mohoi me kokëfortësi bashkëpunimin austriak në mizoritë e Rajhut të Tretë. Qasjet e para kritike filluan të shfaqen në mesin e viteve 1980.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit