Një orë përpara se të skadonte afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të PD-së përfaqësuesi i Ervin Salianjit, Oresti Berberi ngjiti shkallët e selisë blu. Recepsionisti nuk pranoi që të merrte në dorëzim dosjen e kandidimit. Dyert e tjera të selisë së PD-së ishin të mbyllura. Nuk kishte askush për të marrë dokumentet. Berberi tha se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për betejën.
“Nuk paska njeri tek zyra e organizimit, ne po shkojmë ta shikojmë vetë për të parë nëse ka mundësi apo jo për ta dorëzuar kandidimin e zotit Salianji. Kemi ardhur para orës 12 dhe sot në selinë e PD-së thuhet se nuk ka njeri. Sikur e ka thënë zoti Berisha, Salianji është martir i demokracisë i gjallë. Do të ndërmerren të gjitha hapat ligjorë” tha ai. Deri tani ka dorëzuar kandidaturën mjekja Mereme Sala.
Një mjeke sfidon doktorin! Zyrtarizohet rivalja e parë e Sali Berishës









