Është mbajtur sot konferenca e përbashkët në Athinë mes presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Gjatë fjalës së tij kryeministri grek është shprehur i qartë se Athina nuk do të njohë në asnjë mënyrë aneksimin e paligjshëm të zonave të Ukrainës nga Rusia.
Vuçiç nga Samiti i Athinës: Nuk heqim dorë nga interesat tona kombëtare!
“Nuk ka asnjë mënyrë që ne të njohim ndonjëherë aneksimin e paligjshëm të zonave të Ukrainës nga Rusia”, theksoi kryeministri grek, duke shtuar se krimet e Rusisë duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare.
Mitsotakis më tej u shpreh se Ukraina dhe Greqia kanë lidhje historike, duke shtuar se askush nuk mund t’i harrojë krimet ne Mariupol apo në Odessa dhe Kiev.
Von der Leyen nga Athina: Të rrëzojmë barrierat duke afruar anëtarët e ardhshëm të BE!
Nga ana e tij presidenti ukrainas, falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen: “Faleminderit Greqi, rroftë Ukraina”.