-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Greqi, vdes një bari, rrezikohen zonat përreth Athinës

Kryesoret

Një burrë u gjet i vdekur për shkak të një zjarri që shpërtheu në veri të Athinës më 21 gusht, thanë zjarrfikësit, të cilët luftuan një zjarr të ri masiv dhe paralajmëruan për një rrezik ekstrem nga zjarret në rajonin përreth kryeqytetit, Athinës.

“Një bari i vjetër vrapoi në vathën e tij për t’i shpëtuar kafshët dhe u gjet i vdekur,” tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve për AFP.

Një zjarr i madh shpërtheu në rajonin qendror të Greqisë, Boeotia, rreth 100 kilometra në veri të Athinës, thanë shërbimet e shpëtimit.

Njerëzit që po qëndronin në një plazh dhe në dy komunitete aty pranë u urdhëruan të evakuoheshin nga ato zona.

Rreth 56 zjarrfikës dhe katër avionë që hidhnin ujë po luftonin me zjarrin e ri gjatë ditës, tha një zyrtar nga shërbimi i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve AFP.

Zjarret vazhduan të digjen edhe për të tretën ditë në pjesën verilindore të Greqisë, pranë qytetit Alexandroupolis.

Ekipet e zjarrfikësve janë vendosur në disa fronte dhe po përpiqen të ndalojnë përparimin e zjarrit drejt Parkut Kombëtar Dadia, që pësoi dëme të konsiderueshme nga zjarret vitin e kaluar. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit