-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arti në zi, ndërron jetë kantautori i njohur italian

Kryesoret

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno dha frymën e fundit të martën rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.

Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso. 80-vjeçari po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe muajt e fundit ishte përkeqësuar.

Artisti Cutugno do të mbahet mend përgjithmonë për të famshmen “L’Italiano”, një këngë që është kthyer në një simbol edhe jashtë shtetit italian por në karrierën e tij shumë vjeçare ai ka nënshkruar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.

Për humbjen e artistit italian ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama i cili falenderoi Cutugno-n për muzikën dhe shtoi se këngët e tij do të mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shqiptarët.

Rama më tej shtoi se e kishte lënë të takohej me të këtë verë në Vlorë.

“Ti ishe një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të pushosh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve.

Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju,shkroi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit