-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fluturoi” me makinë te Liqeni, arrestohet bossi me “BMW X6”

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Eldi Allushin, shoferin, i cili shkaktoi aksidentin te diga e liqenit artificial në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Makina luksoze me të cilën ai po udhëtonte, një “BMW X6”, ka qenë duke lëvizur në rrugën e ‘Kosovarëve’ me shpejtësi tej normave dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit, duke përfunduar në digën e liqenit.

Ky është i “forti” që bëri makinën copa- copa te liqeni dhe u arratis

Dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Ndërkohë, “5Pyetjet.al” ka publikuar videon e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Liqenin Artificial në Tiranë.

Mjeti ka marrë para gardhin metalik dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Aksidenti ka ndodhur në 05:12 minuta.

I riu pasi ndodhi aksidenti u largua, mori targat dhe dokumentet për të mos lënë gjurmë dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes, por u identifikua disa orë më pas.

Vjen me shpejtësi “rrufe”! Del FOTO-Ky është i riu që mori para pemë dhe shtylla në Tiranë

REAGIMI I POLICISË TIRANË:

Policia Rrugore Tiranë: Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit