Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Mish Peshkut”.
Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një motor. Për shkak të përplasjes është plagosur shoferi motorit, 33-vjeçari Gerti Naçi.
Ai është dërguar në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.