Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e PD, duke lënë në fuqi ndarjen e KQZ për ndarjen e KZAZ-së. “Sot, KAS shqyrtoi elementet e formes dhe te permbajtjes se kerkeses ankimore nr.93. Ne perfundim te shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin per shqyrtim” thuhet në njoftimin zyrtar.
Çfarë kërkoi PD-ja zyrtare?
Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ-së me firmën e Ilirjan Celibashit në lidhje me zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës. PD kërkoi dy komisionierë dhe jo një sikur vendosi KQZ.
KQZ, tha në vendimin e argumentuar se është bazuar te zgjedhjet e 14 Majit, të cilat e renditën PD-në zyrtare forcë të tretë politike pas PS-së dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë arsye i takon vetëm një anëtar.
Tre anëtarë i takojnë PS-së, dy forcës së dytë që është Partia e Lirisë që drejtonte koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe një PD-së zyrtare.