-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi i Beogradit/ Kryeministri i Maqedonisë: Vuçiçi do të kërkojë falje

Kryesoret

Në Ballkan janë rindezur sërish tensionet. Këtë herë shkak është bërë një deklaratë e ministrit serb të Mbrojtjes, që kërcënoi Maqedoninë dhe Malin e Zi me shembullin e Ukrainës. Reagimet që pasuan ishin të shumta.

Por kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takuan në Athinë në konferencën informale për Ballkanin dhe biseduan për deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

“Sonte kemi biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas i konsideron jashtëzakonisht miqësor dhe se nëse ndonjë qytetar maqedonas ofendohet nga ndonjë mesazh nga shteti serb, ai personalisht do të kërkojë falje”, ka njoftuar Kovaçevski.

Më herët ndaj deklaratës ka reaguar shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka bërë të ditur se “Maqedonia e Veriut hedh poshtë ndërhyrjet dhe vërejtjet e pahijshme të zyrtarëve fqinj.

“Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, shton Osmani në postimin në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit