Artisti i njohur shqiptar, Capital T përveç muzikës viteve të fundit ka marrë vëmendje edhe për një lidhje të re dashurie.
Ai është komentuar vazhdimisht për një romancë me modelen Adrola Dushi, ndonëse kjo gjë nuk është konfirmuar asnjëherë nga dyshja e famshme.
Vetëm pak javë më parë ai pranoi se po shijon një lidhje, por pa e zbuluar identitetin e femrës që ia ka rrëmbyer zemrën.
Në një koncert së fundmi ai u pyet nga një fanse se “Ku është Adrola?”, reagimi i të cilit ishte epik.
Teksa o performonte një nga hitet e tij, ai bëri me gjeste duke i treguar se është në gjumë.
Kjo video tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale.