-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do t’i përkushtohem fesë”, Fero mbyll përfundimisht karrierën e tij si reper

Kryesoret

Reperi shqiptar, Fero, ka njoftuar ndjekësit në rrjete sociale se ka vendosur të largohet nga muzika.

Në një shkrim të publikuar në Instagram, Fero u shpreh se ka vendosur t’i përkushtohet fesë dhe të lërë muzikë pasi është e ndaluar në islam.

Ai më tej u shpreh se i penduar për të gjitha këngët që ka shkruar dhe kënduar prandaj falet pesë herë në ditë.

“Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam.

Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar

Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall,” shkroi ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit