-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista Srpska: Njerëzit e Kurtit u thanë punëtorëve të largohen për tri ditë nga zyrat

Kryesoret

Lista Srpska sërish ka pretenduar se “njerëzit e Kurtit” kanë hyrë në objektet ku janë të vendosura zyrat e strukturave paralele të Serbisë dhe se iu ka kërkuar punëtorëve që të largohen brenda tri ditëve.

Për këtë, ata thonë se kanë informuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Njoftojmë bashkësinë ndërkombëtare se sot përfaqësuesit e kryetarit jolegjitim të Kurtit kanë hyrë përsëri në objektin ku ndodhet Zyra për Kosove dhe Metohi, Shërbimi i Drejtorisë së Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale, të cilat janë të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe i ka njoftuar punëtorët se duhet të largohen nga vendet e punës dhe largimi nga ndërtesa të bëhet brenda tri ditëve,” thonë ata.

“Me thirrjen e bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët jo legjitimë të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na pushtojnë edhe lokalet dhe në këtë proces tregojnë apatinë dhe demonstrimin e forcës duke mos respektuar ligjet dhe rregullat e tyre. dhe dorëzimin e dokumentit në gjuhën shqipe.

Po ashtu, pyesim përfaqësuesit ndërkombëtarë nëse në këtë mënyrë respektohet thirrja e tyre që kryetarët jo legjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona,” thuhet më tej në komunikatën e Listës Srpska.

Ky është reagimi i dytë i kësaj partie për këtë çështje pasi edhe javën e kaluar ka patur një kontroll të ngjashme rutinë.

Pretendimet e Listës Srpska i ka hedhur poshtë komuna e drejtuar nga Erden Atiç, e cila mohoi se do të dëbojë dikë nga këto zyra nga kjo javë apo se ka qenë ndonjë lloj ngacmimi. /Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit