-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “riciklon” Shpiragun: Po vjen ora vendimtare!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Shpirag. Në faqen e tij në Facebook ka publikuar një foto me lutjen në orët vendimtare, që sipas tij do të përcaktojnë fatin për naftën dhe gazin. Edhe pse ende nuk dihet asgjë zyrtarisht, në krahun tjetër, Rama thotë se po punohet për projektin që do ta administrojë.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës.

Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë.

Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës” shkruan Rama. Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë i rikthehet temës së Shpiragut në vitet e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit